Miss Universe po festonte ditëlindjen, Porsche e saj e solli Policinë dhe ndeja u prish!

Ish-Miss Universe dhe modelja Barbara Ljiljak po festonte ditëlindjen e 32-të. Por ndeja e ditëlindjes nuk eci siç e kishte menduar.
Një Porsche luksoze që po qëndronte në parkingun e restorantit ku po festohej ditëlindja e solli policinë në vendngjarje.

Porsche ishte e parkuar në mënyrë të parregullt dhe me targa të mbuluara, gjë që tërhoqi vëmendjen e policisë.

Oficerët e policisë u shfaqën para restorantit të Zagrebit ku u zhvillua festimi, ndaj Barbara duhej të dilte jashtë.

Asaj iu desht të hiqte leckën që kishte mbuluar targat e Porsches.

Nuk dihet se kush është donator i Porsches së missit./Indeksonline/

