Miss Zvicra donte të kishte sukses në Hollywood, por u kushtëzua “me hapje këmbësh”!

Ish-Miss Zvicra, Nadine Vinzens ka folur për sfidat e saj drejt ambicieve të mëdha. 41-vjeçarja Miss Zvicra donte të kishte sukses në Hollywood, eksperiencat e saj të tmerrshme me producent të fuqishëm dhe të famshëm filmash, ndërsa përpiqej të arrinte sukses në Hollywood.
Vinzens fitoi titullin Miss Zvicra në vitin 2002 dhe më pas punoi në Gjermani si modele për dy vjet.

Më pas në vitin 2004, ajo u transferua në Los Anxhelos, sepse donte të realizonte ëndrrat e saj të aktrimit. Gjatë 15 vjetëve të ardhshëm, ajo u takua me njerëz të famshëm në Amerikë.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë një takimi, asaj iu desh të mbyllej në banjë për t’i shpëtuar producentit i cili dyshohet se filloi ta përkëdhelte kundër dëshirës së saj dhe i cili i tha asaj se “do të duhej të flinte me të”, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu zbuloi se një tjetër producent i fuqishëm i tha asaj në fillim të karrierës së saj: “Nëse nuk më hap këmbët, nuk do të të ndihmoj”. Pesë vjet më parë, modelja u ftua në audicion për një rol në studion e Warner Bros.
“I kam bërë përshtypje producentit atje, ai më telefonoi menjëherë pas audicionit dhe më tha se kam bërë një punë të shkëlqyer. Ai donte të më takonte në shtëpinë e tij”, tha ajo për Blick-un.

Mirëpo, kur ajo i tha se do të sillte të dashurin për eskortë, producenti dyshohet se e ofendoi dhe i tha se nuk donte të “shtynte femrat që kanë partner” dhe ia mbylli telefonin.
“Të tundojnë me avancim në karrierë, por gjithçka që duan vërtet është seksi. Asgjë tjetër”, pohon Vinzens./Indeksonline/