75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

“Mister X” i Milanit, kosovari i famshëm pranë gjigantit italian

Milani ka pranuar largimin e Fernandez Susos te Sevilla. Marrëveshja është arritur midis dy skuadrave dhe se ylli spanjoll pritet të lërë Italinë sot.

Por, skuadra e madhe italiane e ka gati zëvëndësuesin e tij. Adnan Januzaj me shumë gjasa do të jetë blerja e radhës për AC Milanin, shkruan Indeksonline.

Djaloshi nga Istogu është duke pritur në Spanjë bashkë me agjentin e tij zyrtarët e Milanit ku pritet të diskutohet transferimi i Januzajt në Serien A.

Lojtari i Real Sociedadit pritet të bashkohet me Milanin në formë huazimi.

Januzaj nuk po ka vend si titullar te Sociedadi dhe po kërkon largimin në janar.

Milani pritet që gjatë 24-orëve të ardhshme të zyrtarizojë ardhjen e kosovarit./Indeksonline/