75 Mall Live Search
23:58 / E Diele, 03 Korrik 2022 / AR

Misteri i autobusit të braktisur në mes të rrugës së fshatit

Një autobus u gjet në mënyrë misterioze në rrugën kryesore të një fshati në Kent të Britanisë. Mjeti u gjet nga një shofer, i cili teksa po kalonte natën në këtë rrugë u ndesh me pengesën që kishte bllokuar rrugën.

Sipas asaj që shkruan The Independent, besohet se autobusi mund të ketë qenë duke u kthyer nga Fairseat Lane, që ndodhet pranë, kur mund të ketë ngecur gjatë kohës që bënte manovër.

Shoferi që bëri zbulimin pranë fshatit Wrotham të Kentit tha se nuk kishte parë askënd në vendin ku e gjeti mjetin.

Për heqjen e autobusit ndërhyri policia, ndërsa kjo e fundit tha se mjeti nuk dukej të ishte përfshirë në aksident.