75 Mall Live Search
23:19 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / AR

Misteri i vdekjes së Michael Jackson, agjenti imobilar pretendon se ka ndjerë prezencën e tij pas vdekjes

Agjenti i famshëm imobiliar Mauricio Umanski, ka rrëfyer përvojat që ka përjetuar gjatë shitjes së shtëpisë.

Vdekja e Michael Jackson në vitin 2009 i la në zi fansat e tij dhe industrinë e muzikës. Kohët e fundit, Maurizio Umansky, një agjent i famshëm imobiliar që ka shitur prona për shumë klientë të famshëm, shkroi një libër të ri të quajtur “The Dealmaker”, në të cilin ndan përvojat e tij më të çmendura në këtë fushë. Ndër këto eksperienca, ajo që bie më shumë në sy është takimi i tij me…shpirtin e Michael Jackson.

Umansky ishte përgjegjës për inspektimin dhe shitjen e rezidencës ku vdiq Michael Jackson më 25 qershor 2009. Ai e vizitonte pronën çdo mëngjes për t’u siguruar që gjithçka ishte në gjendje të përsosur për blerësit e mundshëm. Megjithatë, në dy raste, ai përjetoi diçka që nuk mund ta shpjegonte.

MISTERI i Michael Jackson/ Agjenti imobilar pretendon se ka ndjerë

Sipas tij, pasi i ka treguar pronën një të interesuari, ka mbyllur të gjitha dyert dhe dritaret.

MISTERI i Michael Jackson/ Agjenti imobilar pretendon se ka ndjerë

Kur u kthye të nesërmen në mëngjes, ai gjeti një dritare të hapur në dhomën ku kishte vdekur Michael Jackson dhe dëgjoi muzikë që vinte nga dhoma. Ky incident u përsërit edhe në një rast tjetër, duke lënë të hutuar agjentin.

Rezidenca mbresëlënëse Holmby Hills që Michael Jackson është shitur për më shumë se çmimi i kërkuar. Sipas Wall Street Journal, blerësi ishte Stephen Mayer, drejtor i lartë menaxhues i firmës private të kapitalit Cerberus Capital Management.