Misteri mbi valën e helmimeve të nxënëseve në Iran!

Shërbimet e sigurisë të Iranit nuk kanë dhënë ende ndonjë shpjegim zyrtar për valën e helmimeve në shkollat e vajzave në muajt e fundit, raportoi gazeta reformiste Etemad. Mungesa e plotë e informacionit zyrtar vijon pas valës së re të helmimeve të nxënësve, pas përfundimit të festimeve të Vitit të Ri Persian.
Dhjetëra raste të reja të tilla janë raportuar që nga java e kaluar, pasi nxënësit u kthyen në klasa. Vetëm të dielën, rreth 100 nxënëse u helmuan në gjashtë shkolla në qytetin kurd të Sakez, nga ishte Mahsa Amini, e reja që vdiq shtatorin e kaluar në duart e policisë, duke shkaktuar protesta masive në të gjithë vendin.
Më shumë se njëzet nga vajzat e helmuara thuhet se janë në gjendje kritike, sipas të njëjtit burim, i cili foli edhe për arrestimet e prindërve protestues. Të premten, autoritetet e Republikës Islamike siguruan se së shpejti do të publikojnë një raport për këto incidente, pas muajsh shqetësimesh gjithnjë e më intensive në vend.
Këto incidente regjistrohen pothuajse në shkollat e vajzave. Disa familje kanë vendosur të mos i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë dhe po protestojnë për pamundësinë e autoriteteve për të garantuar sigurinë e fëmijëve të tyre. Në vend po qarkullojnë skenarë se helmimet e nxënëseve mund të jenë një reagim ndaj protestave masive mujore të shkaktuara nga vdekja e Makhsa Amini, kriza më e rëndë në vite për regjimin klerik./abcnews.al