21:04 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Misteri rrëqethës, tri teori se ku mund të jenë trupat e mbytur të Titanikut

Titaniku ka qenë një anije që dallonte nga anijet tjera që transportonte qytetarët anembanë botës. Konsiderohej si më e madhja në botë asokohe.

Gjatë udhëtimit të pare, Titaniku ishte përplasur me një ajsberg gjigant gjatë të shtunës të 14 prillit 1912, rreth orës 23:40. Ajo ishte zhytur plotësisht pas dy orë e 40 minuta, rreth orës 2:20 të mëngjesit.

Në këtë tragjedi kanë humbur jetën mbi 1.517 persona, që konsiderohet si katastrofa më e madhe e anijeve të zhytura.

Anija Titanik posedonte teknologjinë më të avancuar që përdorej asokohe. Mendohej se ishte e pa shkatërrueshme dhe për këtë ka shokuar botën.

Rreth 340 trupa të pajetë janë gjetur mbi ujë, të ngrirë dhe të veshur me jelekë shpëtimi. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me trupat tjerë.

Edhe vetë regjisori i filmit “Titanik”, James Cameron është hutuar nga kjo pyetje. “Jam zhytur mbi 33 herë thellë në ujë ku kanë mbetur copëzat e anijes, por asnjëherë nuk kam arritur ta shoh as edhe një trup të pajetë”, ka deklaruar ai.

Por, ekzistojnë tri teori që mund t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje

Kur pjesët më të mëdha të anijes u gjetën në vitin 1985, 70 vite pas zhytjes së saj, një grup shkencëtarësh konsiderojnë se krijesa të ndryshme në det, koha dhe uji i njelmët e kanë bërë të vetën, dhe se trupat janë dekompozuar me kalimin e viteve.

Një grup tjetër i ekspertëve besojnë se në natën kur është zhytur Titaniku, një uragan i fortë që krijoi valë të mëdha, bëri që trupat të zhvendosen mijëra kilometra larg vendit ku Titanik është zhytur.

Cameron gjithashtu tha se kishte gjetur rroba, këpucët, por asnjëherë eshtra të njerëzve.

Të gjitha këto fakte i bëjnë ekspertët të besojnë trupat me kalimin e viteve janë dekompozuar në copëza të vogla që janë mbuluar nga rëra dhe nuk mund të shihen me syrin e njeriut.