Mitrovica e Jugut pati 42.18% dalje të qytetarëve në votime
Në Mitrovicën e Jugut shumë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit.
42.18% është përqindja e daljes në votime në këtë komunë deri në ora 19:00.
Në numër të përgjithshëm i bie të jenë 33 mijë e 921 qytetarë që dolën për të dhënë votën e tyre./Indeksonline/