75 Mall Live Search
19:15 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

Mitrovica fiton Kupën e Kosovës në konkurencën e femrave, mposht Hajvalinë

Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në konkurencën e femrave.

Në ndeshjen e cila u zhvillua sot në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë, mitrovica mposhti skuadren e Hajvalisë me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Mitrovicës kaloi e para në epërsi me golin e Edona Kryeziut në minutën e 10-të.

Në minutën e 37-të, Qendresa Krasniqi barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Golin e fitorës për Mitrovicën e shënoi Donjeta Halilaj, 11 minuta para fundit të ndeshjes./IndeksOnline/