Mitrovica me kujdes të përforcuar shëndetësor në shtëpi, Shabani njofton dyfishimin e ekipeve

Qytetarët e Mitrovicës do të kenë tashmë qasje më të lehtë në kujdesin mjekësor shtëpiak, pas riorganizimit të këtij shërbimi nga drejtoria përkatëse.
Lajmi u bë i ditur nga kandidati për asamblist, dr. Fahri Shabani, i cili theksoi se ekipet mjekësore janë dyfishuar dhe orari i shërbimit është zgjeruar ndjeshëm.
“Kujdesi Mjekësor Shtëpiak nuk është thjesht një shërbim mjekësor, por një mbështetje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata qytetarë që përballen me sfida të rënda shëndetësore. Ky shërbim iu ofron pacientëve lehtësim nga dhimbjet dhe simptomat, ndërsa familjarëve u jep siguri, këshilla dhe një mbështetje të sigurt në momentet më të vështira.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Njoftimi i tij i plotë: