Mitrovica ndëshkon “fituesit”, LDK dhe VV asnjë deputet nga kjo komunë
Gjatë ditës së sotme në Kosovë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Sipas këtyre rezultateve, partia fituese ishte Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa partia e dytë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe e treta Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka deklaroi se VV do të ketë 32 deputetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, LDK 29 deputetë, PDK do të ketë 25 deputetë, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë i takojnë 14 deputetë, Listës Serbe do t’i takojnë 10 deputetë, koalicioni VAKAT dy deputetë, Kosova Demokratike Turke parti do të ketë dy deputetë, Partia Liberale Egjiptiane dy deputetë e kështu me radhë, raporton Indeksonline.
Por në dy partitë fituese, VV dhe LDK, asnjë kandidatë për deputet nga Mitrovica nuk ka arritur t’i sigurojë votat.
Ndërsa partia e tretë fituese, Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar tre deputete nga ky qytet, Valdete Idrizi, Bedri Hamza dhe Besa Ismaili Ahmeti./Indeksonline/