75 Mall Live Search
14:46 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Mitrovicasit pa maska në shesh

Qytetarët e komunës së Mitrovicës duket se nuk po i respektojnë masa e vendosura nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid19, shkruan IndeksOnline.

Në disa fotografi shihet se qytetarët të martën të cilët ishin në shesh nuk bartnin maska ose nuk i kishin të vendosura siç duhet.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 1977 qytetarë në bazë të ligjit të Covid19.

Dënimi për mosbartjen e maskës sipas këtij ligji është 35 euro./IndeksOnline/