75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e Albert Mujës

Është arrestuar Lundrim Beqiri, i dyshuar për vrasjen me thikë të albert Mujës mesnatën e 29 tetorit të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit” njofton prokuroria.

Albert Muja u ther me thikë më 29 tetor në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë pak më vonë, në QKUK.

Deri të incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje e cila ka çuar në përleshje mes viktimës dhe disa personave të dyshuar.