75 Mall Live Search
21:10 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / MSH

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari që tentoi të vrasë djalin e tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se, pas një pune operative, është arrestuar i dyshuari D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

Prokuroria bën me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari gjendet në mbajtje për 48 orë.

“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin” thuhet në njoftim.