75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Mitrovicë: Burri rrah gruan dhe mikun e tij – përfundon mbrapa grilave

Në komunën e Mitrovicës dje në Policinë e Kosovës është inicuar rasti “Lëndim trupor dhe dhunë familjare”.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe vëllaun e saj.

E gjithë kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje paraprake.

“Mitrovicë, 23.03.2021-19:50.  Është arrestuar i dyshuari  kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën  mashkull  kosovar i cili  ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/