Mitrovicë – Del në takim me një femër nga Shqipëria, kanoset me jetë
Një mitrovicas e kishte njoftuar Policinë e Kosovën se ai ishte kërcënuar nga disa persona, për shkak që ai kishte dalë me një femër, shtetasë e Shqipërisë.
Sipas Policisë, të njëjtit, të dyshuarit i’a kishin kërkuar edhe 500 euro.
Mitrovicë 27.12.2019-21:07. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar i kanë kërkuar pesëqind (500) euro para për shkak se ai kishte dalë me një femër nga Shqipëria e cila kishte punuar në një kafiteri në Mitrovicë. Sipas viktimës të dyshuarit e kishin kanosë me jetë atë nëse nuk e përmbush obligimin që ja kishin kërkuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka cilësuar rastin i cili vazhdon të hetohet nga kompetentët. /IndeksOnline/