09:02 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Mitrovicë e Veriut/ Babai nuk e lejon të hyjë në shtëpi të birin pasi kthehet nga puna

Mbrëmë, rreth orës 22:30, në Mitrovicën e Veriut, saktësisht në rrugën “Vojvode Putnika” ka ndodhur një incident i pazakontë.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të atin e tij mashkull kosovar i cili nuk e ka lënë të futet në shtëpi pasi viktima ishte kthyer nga puna.

Nuk raportohet as për të lënduar as të arrestuar. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/