75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Mitrovicë e Veriut/ I dyshuari nuk i jep përparësi autoambulancës, sulmon shoferin

Në Mitrovicën e Veriut dje një person nuk i ka dhënë përparësi kalimi autoambulancës me rotacion, e cila ishte duke transportuar një person pozitiv me Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari madje kishte dalë nga vetura e tij dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke  i shkaktuar  lëndime trupore.

“Rr. “Knjaz Milosh”, Mitrovica- Veriore, 01.12.2020 -13:00.  Viktima  mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke drejtuar autoambulancën me rotacion dhe ishte duke transportuar një person pozitiv me Covid-19 , personi i dyshuar NN nuk i ka dhënë të  drejtën e përparësisë të kalimit, por kishte dalë nga vetura e tij dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën  duke  i shkaktuar  lëndime trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të  prokurorit,  rasti kalon në  procedurë të  rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/