Mitrovicë e Veriut/ Sigurimi i dehur ‘tap’ lajmëron Policinë, i gënjen se ka ndodhur një shpërthim

Mbrëmë rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka marr një njoftim se në rrugën “Kollashinska” të Mitrovicës së Veriut ka ndodhur një shpërthim.
Lajmi ishte dhënë nga një sigurim fiziki, i cili ishte i dehur, transmeton Indeksonline.
Pasi doli në vendin e ngjarjes, Policia e pa që nuk ka pasur asnjë shpërthim.
Policia intervistoi banorët e atij lokacioni, por edhe mohuan të ketë ndodhur ndonjë shpërthim.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Kollashinska, Mitrovicë Veri 04.06.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës-sigurim fizik, kishte dëgjuar një shpërthim. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar. Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar. Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil. Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejte diçka të dyshuar. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës. Rasti- informata vazhdon të hetohet.
/Indeksonline/