Mitrovicë, festë me armë zjarri, plumbi godet biçikletën e fëmijëve

Disa qytetarë në Mitrovicë duket se kanë eskaluar me festime në natën e Vitit të Ri.
Nga festimet me armë zjarri mbrëmë, një plumb ka goditur një biçikletë të fëmijëve në fshatin Shipol të Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

Pronari i asaj shtëpie u ka treguar mediave se plumbin qorr e ka gjetur në shalën e biçikletës.
Policia e Kosovës në njoftimin e saj ka treguar se festa e fundvitit ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore./Indeksonline/
