19:07 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / MSH

Mitrovicë: Një person gjendet pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenja sot rreth orës 13:20 në banesën e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.

Zahiti bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.