09:28 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Mitrovicë: Përmes dritares i hyn plumbi në shtëpi një personi

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar një rast ku përmes dritares i kishte hyrë një plumb në shtëpi, një personit, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit policia ka gjetur gjete dhe sekuestruar një predhë të fishekut të armës së zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Fadil Ismajli, Mitrovicë Jugu  14.01.2021 – 0:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes dritares një predhë e fishekut të armës së zjarrit kishte depërtuar në dhomën e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe si dëshmi kanë gjete dhe sekuestruar një predhë të fishekut të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/