18:38 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Mitrovicë: Punëtorja sulmohet me thikë nga një grua në vendin e punës

Në një qendër tregtare në Mitrovicë, sot një punëtore është sulmuar në vendin e saj të punës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka pohuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ai ka thënë se e dyshuara që me mjet të mprehtë ka sulmuar viktimën është arrestuar.

“Një rast me elemente të veprës penale Lëndim trupor, ka ndodhe rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ku në vendin e saj të punës është sulmuar një punëtore, e cila ka kërkuar tretman mjekësor, e cila me pas është liruar në shtëpi. Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se me një mjet te mprehtë ka sulmuar viktimën. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si lëndim trupor”, thotë Zahiti.