Mitrovicë: Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit po shndërrohet në muze
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit, në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, po shndërrohet në muze.
Në këtë shtëoi u torturuan dhe vranë në menyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje, të gjithë shqiptarë.
“Së bashku me ministrin Xhelal Sveçla dhe Erden Atiq, vizituam këtë objekt kujtese për të parë nga afër punimet.
Ky muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë” u shpreh Çeku.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Po e shndërrojmë në muze shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut, ku u torturuan dhe u vranë në mënyrë mizore 23 qytetarë të kësaj lagjeje.
Së bashku me ministrin Xhelal Sveçla dhe Erden Atiq, vizituam këtë objekt kujtese për të parë nga afër punimet.
Ky muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë.
Kujtesa e këtyre krimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe thirrje për drejtësinë e munguar.

