75 Mall Live Search
15:55 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mitrovicë – Thyen xhamin e lokalit, vjedh disa mjete pune

Sot rreth orës 04:55 të mëngjesit, në rrugën ‘’Ukshin Kovaçica”, njësia patrulluese në flagrancë kanë hasur në personin e dyshuar, i cili kishte qenë duke tentuar që të kryej rastin vjedhje e rëndë në një lokal.

Policia në flagrancë ka arritur që të arrestoj të dyshuarin B.M., 27 vjeçar, dhe pas marrjes se deklaratës, është vërtetuar se  i njëjti kishte  kryer edhe një rast tjetër ‘vjedhje e rëndë’ në një lokal ‘Frizer’ ku kishte thyer xhamin e lokalit me forcë dhe kishte marr-vjedhur veglat e punës.

Nga policia në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: njëmbëdhjetë(11) makina të rrymës për prerje të flokësh, dhjetë(10) sapunë të rrojës, dy telefona ( një Iphone 5 dhe një Nokia) dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit legjitim.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit B.M., 27 vjeçar, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. /IndeksOnline/