Mitrovicë/ Viktima raporton në polici se dy të dyshuar i grabiten para duke e kërcënuar me armë

Një ankues ka raportuar mbrëmë në polici se dy të dyshuar i kanë grabitur para të gatshme.
Sipas viktimës, rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 21:56, raporton Indeksonline.
Viktima ka deklaruar përpara policisë se të dyshuarit kishin maska dhe e kërcënuan me armë.
“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar” bën të ditur policia.
Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/