“Mitsubishi” me makinë të re, e gatshme për të gjitha terrenet
Kjo makinë elektrike, mund të kalojë nëpër të gjitha terrenet me shumë lehtësi.
Prodhuesit që sjellin makina SUV janë të rrallë, ndërsa kohët e fundit, gara është për modelin sa më të mirë të këtij lloji.
Të njëjtën sfidë e ka pranuar edhe “Mitsubishi”, kur nisi të punonte Mi-Tech elektrik, që është një makinë për të gjitha terrenet, me kulm të hapur.
Deri tani, kemi parë disa pjesë të kësaj makine, ndërsa tani është shfaqur në tërësi dhe në lëvizje, teksa ngitej nëpër shkretëtirë dhe shtigje me gurë.
Bazuar në lëvizjet, shihet se “Mitsubishi” Mi-Tech është shumë i shkathtë edhe kur lëvizë me shpejtësi, duke ofruar ngasje shumë të mirë.