75 Mall Live Search
15:24 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

“Mjaft është mjaft”, Feronikeli ’74 zyrtarisht tërhiqet nga garat

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është tërhequr nga garat shkaku i shumë parregullsive në referim gjatë 11-javëve të zhvilluara.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Drenasi ka plasur “bombën” dhe tashmë është tërhekur zyrtarisht nga garat, shkruan Indeksonline

“Të nderuar futbolldashës, tifozë “Tigrat e Zi”, simpatizantë, lojtarë, trajnerë, donatorë dhe qytetarë të Drenasit, me keqardhje ju informojmë se FC Feronikeli 74 ka vendosur të mos vazhdojë më garat në këto rrethana ku, sipas nesh, referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë”, shkruhet në një pjesë të vendimit

Ky vendim i skuadrës kosovare vjen pas barazimit 2:2 ndaj Llapit në javën e 11-të.

Feronikeli ’74 qysh me fillim të këtij edicioni është ankuar rregullisht te gjyqtarët e Superligës së Kosovës.

Vendimi i plotë: