Mjaft me kimikate, shikoni këtë metodë për largimin e barit të keq

Mjaft me pesticide apo herbicide sintetike. Fermerët po rikthejnë metodat e vjetra për të larguar barin e keq nga tokat që ata punojnë.
Ky proces, i quajtur “shkulja me flakë” përfshin instalimin e disa pajisjeve në traktor, e që ka efekt të jashtëzakonshëm për ta eliminuar barin e keq.
“Shkulja me flakë është ajo se çfarë ne e quajmë ‘vras je e ngadalshme’ sepse shkatërron strukturën qelizore në fushat pjellore. Bari nuk do të rritet më, pasi flaka shkatërron edhe rrënjët e tyre”, shpjegohet në faqen e kompanisë “Flame Engineering, Inc” e cila është e specializuar në zhvillimin dhe shitjen e mjeteve me flakë.
Fermerëve organikë iu kërkohen si pjesë e procesit certifikues që të mos përdorin pesticide apo herbicide sintetike. Për këtë duhet të gjejnë mënyra të tjera për të larguar barin e keq nga fushat e tyre, e kjo duket të jetë mënyra ideale, pasi largon barin pa shkatërruar tokën apo ajrin. /IndeksOnline/