75 Mall Live Search
22:43 / E Premte, 02 Janar 2026 / Gj Sh

Mjafton goli i Leaos, Milan fiton ndaj Cagliarit

Milan e ka nisur me fitore vitin 2026.

Kuqezinjtë sonte shënuan fitore në udhëtim ndaj Cagliarit, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi portugez, Rafael Leao, në minutën e 50-të.

Me këtë fitore, Milan merr përkohësisht vendin e parë në tabelë, me 38 pikë, me dy pikë para Interit.

Në anën tjetër, Cagliari renditet në pozitën e 14-të, me 18 pikë./IndeksOnline/