75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / G T

Mjafton një gol, Napoli i Amir Rrahmanit e mbyll vitin 2024 me fitore në Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore minimale 1:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në ndeshjen ndaj Venezias e vlefshme për javën e 18-të.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua në minutën e 79’të nga sulmuesi Raspadori, shkruan Indeksonline

Raspadori i fut në lojë në minutën e 70’të dhe pas nëntë minutave shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Antonio Contes.

Napoli e mbyll vitin 2024 me fitore dhe në pozitën e dytë në tabelën e Serie A me 41 pikë të grumbulluara./Indeksonline/