17:52 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mjafton të jeni vrapues!

Pamarrë parasysh se sa vraponi, përderisa merreni me vrap, ju ulni rrezikun e vdekjes në mënyrë sinjifikante, duke u bazuar në një studim tek 230 mijë njerëz. Hulumtimi gjurmon shëndetin e njerëzve për shumë vite dhe arrin në përfundim se vrapimi ul rrezikun e vdekjes përrreth 27%, si tek femrat edhe tek meshkujt, në krahasim me ata që nuk vrapojnë.

Hulumtimi është botuar në British Journal of Sport Medicine. Vrapuesit kanë një rrezik më të ulët përrreth 30% të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe 23% nga kanceri. Edhe vrapime të rralla si p.sh një herë në javë 50 minuta, ose edhe më pak kanë përfitime shëndetësore.


Pra, vrapimi përveç kënaqësisë që na jep, na zgjat edhe jetën.