75 Mall Live Search
11:44 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / V R

Mjak dhe Majlinda kalojnë vikendin bashkë?

Ndonëse ka kohë që kur janë ndarë ata mbesin në fokus të mediave rozë.

Reperi Majk dhe ish e dashura Majlinda Zeka prej kohësh po përfliten për një ribashkim, por ata kanë preferuar të qëndrojnë të heshtur karshi këtyre thashethemeve, shkruan Indeksonline.

Dyshime se ata janë rikthyer bashkë kanë ngritur edhe postimt që të dy kanë bërë sot në rrjetin social Instagram ku shihen në të njëjtin vend.

Si Majk ashtu edhe Majlinda kanë sjellur pamje nga Brezovica e cila sot ishte e mbuluar nga bora.

Duke theksuar se ata janë prindër të një djali, nuk dihet në ishte Roan ai që i bëri si çiftin bashkë, apo ka vend për dyshime se ata janë ribashkuar./Indeksonline/