75 Mall Live Search
12:19 / E Diele, 31 Janar 2021 / OSH

Mjaki i LDK-së vazhdon takimet me qytetar, viziton një biznes shumë të suksesshëm në Pozheran

Kandidati i LDK-së për deputet, Ismet Mjaki po vazhdon të jetë aktiv në teren duke zhvilluar takimet të shumta me qytetarë dhe biznese.

Gjatë ditës së sotshme, Mjaki u takua me pronarin e biznesit “Dakatherm”, Ibrahim Ostorgllava, transmeton Indeksonline.

Ky biznes ka mbi 100 të punësuar. Mjaki në postimin e tij tha se kur të jetë në Kuvendin e Republikës do të mbroj fuqishëm bizneset.

Postimi i plotë i tij:  

Une si afarist në Zvicër me ideologji të qendres se djathet ku puna vjen pas shëndetit, sot vizitova nje biznes shume të zoti ne Pozheran të Vitisë DAKATHERM me pronar Zoteri Ibrahim Ostorgllava ,biseduam edhe per hallet edhe per te arriturat e kesaj kompanie me mbi 100 punetor . Sot patritot eshtë ai që krijon vende pune se lufta u kry më dhe duhet te kemi zhvillim ekonomik dhe te jemi konkurent ne treg. PO edhe kerkova voten se nesër ne nëse populli me voton ne kuvedin e Republijës do mbroj fuqishem bizneset dhe me kete mbrojm dhe hapim vende pune. Faleminderit per pritjen dhe vetem me keso njerez te zot dhe me pune të hajrit mbajm SHTET 106.