75 Mall Live Search
07:37 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mjaltë dhe kafe, për buzë të perfeksionuara

Padyshim se të gjithë njerëzit – meshkuj e femra – kanë dëshirë që të duken sa më mirë dhe ta kenë një pamje fizike pa asnjë të metë.

Por, kjo ndonjëherë nuk është e lehtë.

Shpeshherë na shfaqen probleme të ndryshme në trup të cilat nuk na bëjnë të ndihemi mirë, siç janë aknet, pikat e zeza, rrathët e zi poshtë syve, etj.

Në mesin e tyre është edhe tharja apo çarja e buzëve.

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim një recetë natyrale që jua zgjidhë këtë problem.

Përbërësit:

– ½ lugë çaji kafe natyrale

– ½ lugë çaji mjaltë

Përzini përbërësit e lartcekur dhe produktin e fituar aplikojeni në buzë. Lëreni ashtu për 30 sekonda dhe pastaj pastroni buzët.