75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / P M

Mjaltë dhe materiale ndërtimi, kapen persona duke kaluar ilegalisht kufirin

Policia ka njoftuar dy raste të ndara të kalimit të paautorizuar të kufirit, të regjistruara gjatë ditës së djeshme në Komunën e Leposaviqit.

Fsh. Jarinje, Leposaviq / 05.02.2026 – 06:40. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 8 bidonë me mjaltë, të cilat janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtutjeshme, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Koshuticë, Leposaviq / 05.02.2026 – 13:45. Gjatë patrullimit është ndaluar automjeti/kamion, të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar po ashtu në të ndodhej edhe pasagjeri i dyshuar kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Në kamionin e të dyshuarit janë gjetur mure mbrojtëse dhe gurë për varreza. Në konsultim me prokurorin atij pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne raportin e policisë.