08:30 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mjalti më i mirë se antibiotiku për kollë

Të përdorësh mjaltin për koll para barërave tjera është zgjidhja më e mirë, transmeton Indeksonline.

Kur kemi kollë gjëja e parë që na shkon në mendje është të marrim antibiotik por kjo nuk është efektive sipas udhëzimeve të reja mjekësore.

Në udhëzimin e ri të bërë nga “Instituti Kombëtarë për Kujdes” dhe “Shëndeti Publik në Angli” thonë se kolli mund të trajtohet lehtë brenda një kohe të shkurtër me anë të mjaltit.

“Të përdorësh antibiotik kur nuk ju duhen, ju vë në rrezik ty dhe familjen tënde që infeksioni të rritet dhe nuk është lehtë për t’u trajtuar pastaj” tha Susan Hopskin që është pjesë e ‘Asociacionit për Kujdes ndaj Infeksioneve’./Indeksonline/