18:44 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mjegull e madhe në Podujevë, makinat detyrohen të vozisin me 4 treguesit e makinës

Prishtina, por edhe shumë qytete tjera të Kosovës, janë duke u përballur m,e një mjegull mjaftë të madhe, shkruan IndeksOnline.

Kjo mjegull sot shkaktoi vështirësi të shumëta, veqanarisht në trafik.

Në magjistralen Prishtinë-Podujevë , disa vozitës janë detyruar ti lëshojnë 4 treguesit e makinës, e gjithë kjo si pasojë e mjegullës së dendur e cila ka mbuluar vendin.

Përkatësisht, magjistralja Podujevë-Prishtinë është kapluar nga mjegulla e dendur e cila mund të paraqes rrezik për vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë.

Në disa pamje që ka siguruar Indeksonline shihet se vozitësit po kanë probleme gjatë vozitjes, andaj edhe janë detyruar ti lëshojnë 4 treguesit e makinës.

Më poshtë ndiqni videon: /IndeksOnline/