75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Mjegull e temperatura të ulëta, hidhet kripë mbi rrugët nacionale

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur në raportin ditor se si pasojë e mjegullës  dhe temperaturave nën zero në vendin tonë, është hedhur gripë në rrugët nacionale, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa është bërë e ditur se të gjitha rrugët aktualisht janë të kalueshme.

Raporti i plotë:

Raport mbi gjendjen aktuale të rrugëve në Kosovë

24 dhjetor 2020

Lidhur me mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve, rrugëve nacionale dhe atyre nacionale në territorin e Republikës së Kosovës, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

-Në pothuajse të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Pavrësisht kësaj, rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të lira për qarkullim.

-Rajoni i Pejës është poashtu në gjendje normale sa i përket infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit normal të komunikacionit rrugor.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt.

-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.

-Pa ndonjë intervenim shtesë dhe krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Gjakovës.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë dhe Dragash-Brod të rajonitë të Prizrenit, është bërë shpërndarja e kripës, për të rritur sigurinë në komunikacion.

Autoudhët po mirëmbahen gjithashtu. Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Lehtësisht të kalueshme janë të gjitha rrugët të cilat po mirëmbahen nga MI-ja dhe kësisoj, informimi mbi gjendjen e tyre do të vazhdoj të aplikohet në baza ditore, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion