23:28 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mjegull në aeroportin e Prishtinës, çrregullime në oraret e fluturimeve

Dendësia e mjegullës që ka rënë në një pjesë të vendit, ka ndikuar edhe në fluturimet e aeroplanëve, saktësisht në aterimin e tyre.

Informacionet nga faqja e Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, tregojnë se dy aeroplanë ende nuk kanë ateruar, deri sa në orën 21:50 sipas orarit të rregullt aeroplani i kompanisë Pegasus, që ishte nisur nga Stambolli do ta kishte bërë zbritjen.

Po ashtu edhe ai i kompanisë Enter Air që ishte nisur nga Verona, ka mbetur pa ateruar, derisa sipas orarit lëshimin do të kishte bërë në orën 19:45, përcjellë Indeksonline.

Në anën tjetër, aeroplani i kompanisë Tuifly, ku udhëtararët po vinin nga Bazeli, është dashur të kthehet sërish, si pasojë e mjegullës, ndërsa transferi do të bëhet nesër./Indeksonline