75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / k.v

Mjegulla në rrugë/ Policia del me apel për shoferët

Policia e Kosovës ka apeluar sot për kujdes të shtuar në trafik pasi në shumicën e rrugëve ka mjegull, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 33 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar 1738 gjoba kundërvajtësi ndaj shoferëve që kanë thyer rregullat./IndeksOnline/