75 Mall Live Search
21:56 / E Premte, 27 Qershor 2025 / MSH

Mjegulla në San Francisco dhe Oqeanin Paqësor paraqet skena mbresëlënëse

Mjegulla e dendur ka përfshirë qytetin San Francisco në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA.

Maja e Kullës Sutro një nga strukturat ikonike të qytetit, që shtrihet në qiell përmes reve të mjegullës, u kap nga një dron nga rajoni Twin Peaks gjatë perëndimit të diellit.

Pjesa e sipërme e Kullës ikonike Sutro e qytetit, u pa gjatë perëndimit të diellit duke u ngritur mbi mjegullën e dendur, duke ofruar pamje surreale të horizontit.

Skena mbresëlënëse që u kap nga droni pranë zonës Twin Peaks, paraqet kullën që del përmes mjegullës ndërsa pjesa më e madhe e qytetit mbetet e fshehur nën re.