Mjekë e infermierë protestojnë në Mitrovicë, kërkojnë shtesat prej 300 eurosh

Mjekë e infermierë të shumtë të mjekësisë familjare në Mitrovicë kanë protestuar sot, duke kërkuar shtesat prej 300 eurove.
Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të punojnë nesër duke filluar nga ora 08:00 e deri në orën 09:30.
Sipas informacioneve të para thuhet se kjo protestë nuk është organizuar nga Sindikata.
Qeveria e Kosovës pak ditë më parë ka premtuar se mjekëve e infermierëve do t’u paguhen shtesat për punën e kryer gjatë pandemisë.
Protesta e sotme u mbajt para objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë./Indeksonline/
