75 Mall Live Search
18:04 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Mjekë nga Austria vijnë në Fushë Kosovë, kontrollojnë falas fëmijët me probleme kardiake e ortopedike

Shoqata austriake Allianz für Kinder do të organizojë ditën e premte, më 19 shtator 2025, ekzaminime dhe kontrolle mjekësore falas për fëmijët nga mosha 0 deri në 14 vjeç në Shtëpinë e Shëndetit në Fushë Kosovë, afër Komunës së re. Kontrollat do të fillojnë nga ora 13:00.

Sipas njoftimit të bërë nga përfaqësuesi i shoqatës, Rahim Jupolli, do të trajtohen anomalitë dhe problemet në zemër, urologji, ortopedi dhe raste kirurgjikale të cilat mund të kontrollohen dhe, nëse është e mundur, të ofrohet edhe ndihmë nga ekipi i shoqatës.

Ndërkaq, për diagnoza të tjera më komplekse si sëmundje shpirtërore ose neurologjike, paraliza, sindroma gjenetike, epilepsi, kancer, tumor, apo raste që kërkojnë transplante, nuk mund të ofrohet ndihmë, thuhet në njoftim./IndeksOnline/