75 Mall Live Search
19:26 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Mjekësia Ligjore merr trupin e pajetë të Arian Dacit për obduksion

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin e të ndjerit Arian Dacit për ta dërguar për obduksion në Prishtinë.

Ekipi i Forenzikës për shkak të rrugës së vështirë është obliguar që trupin e pajetë të marrin me motor-ski nga hoteli ku gjendej.

Sipas ekipeve, trupin e Arianit e kishte zënë orteku rreth 1 hektarë.

Për gjendjen në Brezovicë ka folur drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se për shkak të rastit të sotëm, Brezovica do të jetë e mbyllur për dy ditë, derisa të bëhen hetimet./Indeksonline/