Mjekët e gjejnë të vdekur shtetasin e Turqisë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Dje pasdite rreth orës 15:30 në Fushë Kosovë është gjetur i vdekur një person shtetas i Turqisë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.
Por pasi ka arritur ekipi mjekësor tek ai, i njëjti është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/