75 Mall Live Search
20:00 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Mjekët e Shqipërisë shkuan për t’i ndihmuar në përballjen me Covid-19, por Italia i fut provim

Stafi mjekësor shqiptar ka udhëtuar drejt Italisë pa asnjë dokument aftësie, gjë e cila ka bërë që shteti italian t’i fusë në provim, për të parë specializimin e tyre.

Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Breshias Gianmarco Trivelli, ka deklaruar sot se dëshira e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është e madhe për të dhënë kontributin e tyre, por ka një problem, pasi ata nuk kanë asnjë dokument që tregon specizlimin e tyre, për këtë arsye ata do të duhet t’i nënshtrohen një provimi para se të nisin punën pranë pacientëve të infektuar.

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv.

Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata,” deklaroi Trivelli.