Mjekët fitojnë shumë para për riparimin e virgjërisë, femrat “shiten” të pastërta natën e martesës!

Shumë doktorë po fitojnë mijëra para për të kryer operacione sekrete për ‘riparimin e virgjërisë’, për ato femra që duan të tregohen të pastërta natën e tyre të martesës.
Një industri e fshehtë e “revirginisation” në Britani po lulëzon në kurriz të grave që kanë frikë nga refuzimi nga familjet e tyre tradicionale.

Besohet se qindra vajza po udhëtojnë nga jashtë për në Londër, ku ata praktikojnë procedurën ‘hymenoplastike’, duke paguar mijëra paund në një kohë, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.
Procedura që njihet më shumë si “riparimi i himenit” synon të krijojë iluzionin e një himeni “të pathyer”, i konsideruar tradicionalisht si një shenjë e virgjërisë.
Operacioni, i cili zgjat më pak se një orë dhe kryhet nën anestezion lokal, përfshin ndërtimin e një shtrese të lëkurës në hyrje të vaginës.
Shumica e grave që kryejnë këtë ndërhyrje nga industria e “revirginisation” janë muslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, dhe të njëjtat mendohet se janë nën presionin të jetë të virgjëra derisa të martohen.
Seksi jashtëmartesor, ose zina, është i ndaluar nga Kurani. Një hetim nga Sunday Times zbuloi se të paktën 22 klinika private po ofrojnë hipenoplastikë, kryesisht në Londër. /Indeksonline/