75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mjekët holandezë shkëmbejnë përvoja me mjekë të QKUK-së

Një grup i mjekësh holandezë kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vizituar Repartin e Hemato-onkologjisë Pediatrike në QKUK.

Prof. Gertjan Kaspers, drejtor i Akademisë së Qendrës “Princesha Maxima” dhe dr. Martine van Gortel, udhëheqëse e Programit të Qendrës “Princesha Maxima”, në Kosovë, vizituan Repartin e Hemato-onkologjisë Pediatrike në QKUK.

Vizita e tyre zgjati dy ditë, ku punuan dhe shkëmbyen njohuritë dhe përvojat e tyre me mjekët tanë.

Kujtojmë, se Kosova u bë pjesë e Programit të Qendrës “Princesha Maxima” vitin e kaluar, kurse qëllimi i partneritetit dhe i programit është përmisimi i kujdesit mjekësor dhe fëmijët me kancerin në QKUK, në mënyrë që të rritet niveli i mbijetesës për ta.