Mjekët i thanë “mos u stërvit”, Muriqi s’i dëgjoi dhe tashmë mungon deri në gjashtë javë
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është lënduar gjatë stërvitjes, pasi ka injoruar rekomandimet e stafit mjekësor dhe trajnerit, sipas deklaratave të analistit turk Murat Asik.
Asik ka theksuar se terreni në Topuk Yaylası ka qenë i fortë dhe se të dhënat e përgatitjes fizike kanë treguar rrezik për dëmtim, duke çuar në këshillën e mjekut dhe trajnerit Ismail Kartal që lojtari të mos stërvitej, shkruan Indeksonline
Megjithatë, sipas tij, Muriqi ka vendosur të marrë pjesë në stërvitje, pas së cilës ka pësuar lëndim.
💥 Murat Aşık: “Topuk Yaylası’nın zemininin sert olduğunu daha önce de söylemiştim. Vedat Muriqi’in antrenman öncesi verilerinin sakatlığa elverişli olduğu tespit ediliyor. Doktor ve İsmail Kartal, “Antrenmana çıkma” diyor. Vedat ise “Hayır, ben antrenmana çıkacağım” diyerek… https://t.co/ygJ3qXqg4H pic.twitter.com/XfkYvbLOXB
— FF TV (@FFTVofficial) June 30, 2026
“Ishte paralajmëruar më herët se fusha në Topuk Yaylası është e fortë. Të dhënat tregonin rrezik dëmtimi. Mjeku dhe trajneri i thanë ‘mos u stërvit’, por Vedati tha ‘po shkoj’, dhe u dëmtua. Tani pritet të mungojë 4 deri në 6 javë. Çfarë do të thotë të injorosh mjekun dhe trajnerin? Është shkatërruar gjithë puna,” u shpreh Asik.
Sipas raportimeve, sulmuesi pritet të mungojë disa javë./Indeksonline/

